Euro forcohet ndjeshëm ndaj dollarit
Londër, 18 Janar - Euro është rritur ndjeshëm ditën e sotme, pavarësisht raportimeve se nuk ka ende një plan të afërt për një buxhet shpëtimi për vendet e rrezikuara nga kriza, lajmëruan mediat ndërkombëtare.
Monedha e përbashkët europiane është rritur me 1,34% në bursat ndërkombëtare deri tani dhe rritja mund të vazhdojë edhe gjatë ditës.
Ndërkohë, Ministrat e Financave në Europë do të vendosin më vonë gjatë vitit se sa do të jetë sasia e shumës që do të krijohet në dispozicion të vendeve në vështirësi.
Edhe revista gjermane Fokus, e njohur për kontaktet me shërbimet e fshehta, thotë se Palme u vra nga shërbimi sekret serb, me planin që fajin tia hidhte separatistëve të djathtë kroatë.
Palme u vra në vitin 1986 në qendër të Stokolmit teksa ecte i pashoqëruar nga truprojat. Vrasja e tij tronditi jo vetëm Suedinë, por të gjithë Evropën.