02 Maj 2025

Euro forcohet ndjeshëm

Bruksel, 11 shkurt - Monedha e përbashkët europiane u forcua ndjeshëm ditën e hënë, përballë paundit britanik, dollarit amerikan dhe jenit japonez.

Rritja e euros u inkurajua nga marrëveshja e arritur për buxhetin e përbashkët europian dhe samiti i ardhshëm i Brukselit, dy ngjarje që duket se kanë rikthyer besimin e investitorëve tek ekonomia e 17 vendeve që përdorin monedhën europiane.

Megjithatë, ministri francez i Financave u shpreh i shqetësuar për këtë zhvillim dhe kërkoi masa për vendosjen nën kontroll të forcimit të euros.

Pierre Moscovici theksoi se një monedhë e fortë do të bëjë mallrat europianë më pak të konkurrueshëm në botë, në një moment kur rritja e eksportit konsiderohet një element përcaktues për zgjidhjen e problemeve ekonomike në Europë.

Në gjashtë muajt e fundit, euro është rritur me 6% në krahasim me mesataren e monedhave të tjera të mëdha ndërkombëtare.

Ndërsa shtetet e tjera kanë preferuar gjatë kësaj periudhe që të reduktojnë fuqinë e monedhës së tyre, forcimi i euros rrit dyshimin se mund të jemi në prag të një “lufte valutash”, me Japoninë që gjithashtu ka marra masa për të forcuar jenin dhe vendet e tjera që mund të jenë në prag të ndjekjes së kësaj taktike gjithashtu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)