Euro fiton pikë ndaj dollarit pas samitit të BE-së
Bruksel, 28 tetor - Monedha e përbashkët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, euroja, ka fituar pikë ndaj dollarit për herë të parë pas shtatë javësh, pas marrëveshjeve të djeshme në samitin e BE-së për parandalimin e krizës së borxheve në BE.
Euro-ja u shkëmbye me 1,4 dollarë, ndërkohë që dje në orën 21:00 euroja ishte 1,3908 dollarë.