10 Janar 2025

Euro e nis me rënie vitin 2015

Frankfurt, 2 janar - Monedha Euro e ka filluar vitin 2015 në pikën e saj më të ulët krahas dollarit amerikan, në dy vitet e fundit.

Monedha e cila përdoret nga 19 shtete evropiane, sot ka shënuar rënie, duke bërë që një euro të jetë e barasvlefshme me 1.2 dollar amerikan.

Rënia e monedhës Euro është nxitur nga përpjekjet e Bankës Qendrore Evropiane për stimulimin e ekonomisë.

Në një intervistë të publikuar sot, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka thënë se Këshilli qeverisës i bankës, është unanim që të ndërhyj, me qëllim që të mos ketë rënie të mëtejme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)