22 Dhjetor 2024

Euro e fortë ka fshehur problemet buxhetore në Evropë

Bruksel, 15 qershor - Presidenti i Bashkimit Evropian Heman Van Rompuy akuzoi fuqinë e madhe që mori euro kohët e fundit për fshehjen e problemeve buxhetore në disa vende evropiane, në një intervistë të publikuar sot në \"Financial Times\".

Sipas zyrtarit evropian, tregjet financiare u bënë fajtorë për një \"butësi të tepruar\" gjatë 11 viteve të para të monedhës unike, që solli një diferencë shumë të vogël mes përqindjes së interesave të detyrueshme të shteteve të ndryshme të zonës euro.

E thënë më qartë, kjo do të thotë se vendet e ndryshme të zonës euro ishin në gjendje të merrnin hua me vlera shumë të përafërta, cilado qofshin arritjet e tyre individuale në fushën e financave publike.

\"Kjo pati efektin e një gjumëndjellësi. Nuk i kuptuam problemet që fshiheshin pas tyre\", deklaroi ai për të përditshmen financiare britanike.

Por, presidenti i BE-së shtoi se tashmë përkundrazi tregjet kanë tendencë të \"veprojnë më shpejtë\" ndaj incidenteve të vogla, duke mbrojtur projekte të ashpërsimit të rregullimit financiar.

\"Shumica prej nesh nuk janë të kënaqur me zhvillime të tepruara të tregjeve financiare. Nga një pikëpamje më e përgjithshme, tregjet ndëshkojnë politika të këqija, ndonjëherë me tepri, në mënyrë të papërshtatshme dhe duke u bazuar në zëra dhe paragjykime\", deklaroi Van Rompuy.

Por, presidenti i BE-së përsëriti se shtetet evropiane nuk duhet të përjashtojnë modifikimin e traktateve evropianë për forcimin e paktit të stabilitetit buxhetor, një opsion i mbrojtur nga Gjermania, por i kritikuar nga shtete të tjerë, sepse kjo gjë mund të jetë një çështje shumë delikate në bisedime.

\"Nuk ka tabu lidhur me këtë çështje. Por, tani për tani, punojmë në kuadrin e traktateve ekzistuese\", u shpreh ai në të përditshmen e Londrës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)