24 Dhjetor 2024

Euro dhe tregjet financiare globale Euros bien serish

Bruksel, 13 shtator - Tregjet financiare globale dhe vlera e Euros ranë mdjeshëm ndërsa investitorët janë të shqetësuar se Greqia nuk do të jetë në gjendje të paguajë huatë.

Tregjet evropiane arritën pikën më të ulët në më shumë se dy vjetë me bursat e Londrës, Parisit dhe Frankfurtit që ranë ndjeshëm.

Analistët e shohin mundësinë e mospagimit të huave nga Greqia si një moment tronditës për qëndrueshmërinë e Euros, vlera e të cilës ka rënë përkundrejt jenit japonez dhe dollarit amerikan.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, tha se evropianët po i kërkojnë Greqisë që të "përmbushë plotësisht angazhimet e saj".

Ka shqetësime se problemet e Greqisë mund të çojnë në përhapjen e problemeve të borxheve në kontinent, veçanërisht në Itali dhe Spanjë.

Situata përbën probleme serioze edhe për bankat franceze që mbajnë një sasi të madhe të borxhit grek.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)