17 Maj 2024

Euro bie në nivelin më të ulët si pasojë e krizës greke

Frankfurt, 18 maj - Euro ka rënë në nivelin më të ulët në katër muaj kundrejt dollarit pas shqetësimeve se Greqia e paralizuar nga borxhet, mund të detyrohet të lërë Eurozonën.

Monedha euro ka rënë në një nivel të ri, më poshtë se 1.27 dollarë amerikanë.

Megjithatë, Alec Young, analist nga S&P komenton mbi këtë fenomen.

\"Mendoj se niveli 1.19 është më i ulëti që kemi parë që kur shpërtheu kriza e borxheve europiane rreth 2 vjet e gjysmë më parë, por unë mendoj gjithashtu se në këtë pikë dobësimi i euros është i logjikshëm ku shumica e njerëzve janë të habitur pasi kjo s\'është më e keqja. Kjo tregon se sa pak besim kanë njerëzit tek monedha amerikane.\"

Analistët sugjerojnë se zgjedhjet e ardhshme greke që do të mbahen në 17 qershor mund të shndërrohen në një referendum të anëtarësimit të Greqisë në Eurozonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)