10 Janar 2025

Euro bie në nivelin më të ulët ndaj dollarit

Frankfurt, 23 janar - Monedha Euro ka rënë në nivelin e saj më të ulët kundrejt dollarit amerikan në 11 vitet e fundit.

Gjatë ditës së enjte, një euro është shënuar të jetë e barasvlefshme me më pak se 1.13 dollarë.

Lajmi për rënien e monedhës është bërë me dije në ditën kur Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se do të derdhë miliarda euro në ekonominë e rënduar të Eurozonës.

Ky institucion ka thënë do të blejë letra me vlerë, prej 60 miliardë eurosh në muaj, deri në fund të shtatorit 2016.

Blerja e letrave me vlerë do të çojë në shtypjen e 1 trilion eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)