EULEX: Kosova është një njësi doganore
Prishtinë, 24 tetor - Zgjidhja më e mirë do të ishte që ata që kanë ngritur barrikadat, ti heqin, që njerëzit të mund të kryejnë pa probleme aktivitetet e tyre ditore, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner.
Ai megjithatë nuk jep përgjigje në pyetjen se cila është zgjidhje më e mundshme për EULEX-in: përdorimi i dhunës apo gjetje e zgjidhjes politike.
Mueller-Berner në një intervistë për Blic thotë se EULEX-i nuk heq dorë nga implementimi i marrëveshjeve në Bruksel, që nënkuptojnë instalimin e një sistemi unik doganor, transmeton shkrimin Telegrafi.
EULEX-i, bashkë me KFOR-in, punon në vendosjen e lirisë së qarkullimit në veriun e Kosovës... Barrikadat nuk kanë kurrfarë kuptimi.\"
\"Ato të gjithëve ua kufizojnë lirinë e qarkullimit, ndërsa bashkësia lokale është ajo që më së shumti i vuan pasojat. EULEX fton të gjithë qytetarët që të jenë të qetë dhe të respektojnë sundimin e ligjit. Kjo është ajo çfarë presin të gjitha anëtaret e BE-së, citohet të ketë thënë ai.