22 Dhjetor 2024

Estonia i bashkohet në mesnatë eurozonës

Tallin, 31 dhjetor - Vendi anëtar i Bashkimit Evropian, Estonia përgatitet sot t’ia japë lamtumirën valutës së saj kombëtare, krunës, në favor të hyrjes në eurozonë.

Në mesnatë, vendi baltik me 1.3 milionë banorë, do të bëhet vendi i 17-të, që pranon valutën e përbashkët- euron.

Qeveria e qendrës së djathtë e Estonisë ka thënë se kalimi do të dërgojë një mesazh pozitiv për investitorët dhe do ta bëjë me të lehtë biznesin me shtetet tjera të Bashkimit Evropian.

Por, lëvizja vjen në mes të rritjes së zhgënjimit me euron pas krizës së borxheve në Greqi dhe në Irlandë.

Vetëm gjysma e estonianëve mbështesin ndryshimin.

Estonia është shteti i tretë ish komunist që i bashkohet eurozonës, e pasuar nga Sllovenia në vitin 2007 dhe Sllovakia në vitin 2009. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)