ESK, 1 milion euro në ditë importohen mallra serbe
Prishtinë, 8 nëntor - Kompanitë nga Kosova kanë nxituar për të importuar prodhime serbe pas heqjes së bllokadës më 16 shtator, e cila kishte zgjatur për më pak se dy muaj.
Pas heqjes së bllokadës, në dy ditët e para kishte fluks jo të madh të importeve nga Serbia, por intensiteti u rrit dukshëm në ditët në vazhdim.
Të dhënat e publikuara nga Enti i Statistikave flasin për një import të shtuar për 14 ditët e para sa ka qenë i hapur kufiri me Serbinë.
Vlera e mallrave të importuara nga Serbia për vetëm 2 javë të muajit shtator ka qenë 13 milionë e 341 mijë euro, apo 6.2 për qind të totalit të importeve për atë muaj.