29 Dhjetor 2024

EmberClear me plane për investime qindramilionëshe në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor - Drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Presidenti i Bordit Erolld Belegu dhe Drejtori Ekzekutiv Arian Zeka pritën në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë energjetike amerikano-kanadeze “EmberClear” e cila planifikon që të investojë në Kosovë.

Drejtuesit e Odës Amerikane mirëpritën planet e kompanisë “EmberClear” për investime në vend, si një indikator i rëndësishëm se me gjithë vështirësitë e shumta në ambientin e të bërit biznes, Kosova mbetet një vend tërheqës për investitorët e huaj.

Ata vlerësuan se projektet e tilla janë të rëndësishme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit si dhe për luftimin e papunësisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanisë “EmberClear” shpalosën para drejtuesve të Odës Amerikane detajet e planit të tyre për investime në vlerë prej 700 milion eurosh për zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike në vend.

Gjatë takimit u theksua rëndësia që institucionet e vendit të miratojnë sa me prioritet kornizën e nevojshme legjislative e cila do të mundësonte thithjen e më shumë investimeve të ngjashme nga investitorë të huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)