23 Dhjetor 2024

Embargo me Serbinë mbetet në fuqi

Prishtinë, 5 shtator - Ministrja e Tregtiseë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, duke folur për marrëveshjen e arritura me Beogradin për vulat doganore, ka thënë se ajo nuk nënkupton heqjen e menjëhershme të masave të reciprocitetit.

“Vendimi për reciprocitetin ndryshohet në momentin kur vlerësohet plotësimi i të gjitha kushteve. Natyrisht në parim është arritur marrëveshja për pranimin e vulave në formatin siç kanë qenë para tri viteve, që atëherë ishin refuzuar nga Serbia. Pra në formatin e vulave nuk ka ndryshuar asgjë dhe ata i kanë pranuar ashtu”, ka thënë ajo.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë që ka nënshkruar vendimin për reciprocitet thotë se tani do të shihen të gjitha elementet e implementimit të asaj marrëveshjeje, dokumentacioni për mallrat që e lëshojnë Kosovën dhe procedura të tjera teknike për të cilat duhet punuar institucionet ditëve në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)