26 Dhjetor 2024

Eliminimi i barrierave rrit tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 21 tetor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur sot konferencë për medie, ku ka ngritur shqetësimet e komunitetit të biznesit kosovar mbi barrierat tregtare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut, tha se agjenda politike në Kosovë dhe Shqipëri është e prolonguar.

“Praktika e takimit të përbashkët të dy Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ka qenë e mirëseardhur për komunitetin e biznesit dhe Odën Ekonomike të Kosovës, duke besuar që do të ndikojë pozitivisht në krijimin e një klime të favorshme për tregti dhe investime në mes dy vendeve, përmes eliminimit të barrierave që janë prezente, sidomos gjatë eksportit të prodhimeve nga Kosova në tregun e Shqipërisë."

"Duke e vlerësuar që kjo praktikë deri tani ka prodhuar vetëm dekor për konsum mediatik, Oda Ekonomike e Ksoovës vlerëson që formati dhe përmbajtja e këtyre takimve duhet të ndryshojë në drejtim të krijimit të mekanizmave që garnatojnë implementim të masave dhe veprimeve që përfundimisht rezultojnë në rritje të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve ” , ka thënë Gërxhaliu.

Oda Ekonomike e Kosovës, duke konsideruar një rritje të shqetësimit të bizneseve që tregtojnë me Republikën e Shqipërisë, kryesisht duke iu referuar barrierave jotarifore, çmimeve dumping, pengesave administrative të aplikuara në raste të caktuara (shpesh edhe të përsëritura) nga autoritetet shqiptare, ka realizuar një anketim me bizneset për të identifikuar problemet dhe për të parashikuar humbjet. OEK-u ka kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që mbledhjen e dy qeverive të ftohen edhe bizneset pasi që, sipas kryetari Gërxhaliu, zëri i tyre duhet të jetë i pranishëm.

Oda Ekonomike është duke hartuar një raport më të detajuar rreth problemeve që ekzistojnë në tregtinë mes dy vendeve.

Ne besojmë që takimi i rradhës në mes dy qeverive është mundësia e fundit që të kemi nisje të një procesi konkret të trajtimit dhe zgjidhjes së problemeve konkrete që pengojnë bashkëpunimin në mes dy vendeve, prandaj jemi mobilizuar që të në mënyrë sistematike të identifikojmë këto probleme dhe të propozojmë zgjidhje specifike, sidomos për ndërmarrjet tona prodhuese që eksportojnë në tregun e Shqipërisë.

Ky dokument përmbledhës nga ky hulumtim do të jetë platforma më e mirë, për ata që janë të thirrur të marrin vendime, drejt krijimit të kushteve për një treg të përbashkët, përmes krijimit të mundësive për një ekonomi komplementare në mes dy vendve, prandaj kërkojmë nga Qeveritë tona që të na përfshijnë si pjese integrale të këtij takimi.

Raporti do t’u prezantohet të dyja qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, në takimin e radhës i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në në Korçë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)