09 Janar 2025

Eksportuesit nga Kosova prezantohen në Mal të Zi

Prishtinë, 4 prill - Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë ka mundësuar pjesëmarrjen e kompanive për përpunimin e ushqimit dhe pijeve  të Kosovës në Panairin e  40-të të Ushqimit i cili po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Kompanitë tona eksportuese janë duke i promovuar produktet e tyre krahas kompanive të ndryshme nga rajoni dhe Evropa, që janë pjesëmarrëse në Panair.

Pos promovimit të produkteve, kompanitë vendëse po shkëmbejnë kontakte me kompanitë e jashtme me qëllim të krijimit të linjave të bashkëpunimit dhe të rritjes së eksportit në të ardhmen.

Panairi Adriatik i 40-ti është miratuar nga UFI-Shoqata Botërore për Organizimin e Panaireve dhe Eventeve Tregtare. Duke pas karakter ndërkombëtar, ky panair bashkon në një vend ekspozues të ushqimit, bujqësisë, industrisë dhe kulturave mesdhetare, ushqimit organik, verërave  dhe vreshtarisë, ëmbëlsirave, paketimeve, kafesë, përpunim të peshkut, ujit mineral ashtu sikur edhe importues dhe distributorë te mekanizimit bujqësor.

Ky Panair konsiderohet si një nga eventet me te rëndësishme te agrobiznesit ne Malin e Zi, përmes të cilit bizneset përveç natyrës së marketingut kanë mundësi të promovojnë produktet e tyre duke ju dhënë mundësi të pranishmëve për t’i degustuar ato.

Panairi i 40-të i Ushqimit  në Budvë të Malit të Zi mbahet nga data 03 – 05 Prill 2014.
Kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova në këtë panair  janë nga sektori i përpunimit të ushqimeve dhe pijeve:


1.    AMO-Klinë
2.    ASK FOODS - Gjilan
3.    BAHHA - Rahovec
4.    DEVOLLI CORPORATION -Pejë
5.    FRUTOMANIA - Gjilan
6.    FUNGO FF – Artanë
7.    GOLDEN EAGLE – Therandë
8.    PESTOVA-Vushtrri
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)