Eksportohet kontingjenti i parë i këpucëve nga Kosova për në BE
Kjo kompani disponon me 150 punëtor, me kapacitet të prodhimit në 2000 palë këpucë në ditë.
Kompania në fjalë, përveç që prodhon këpuca për tregun vendor, pretendon të jetë edhe në tregun rajonal dhe në atë evropian.
Më këtë rast, kompania, e lartpërmendur përcollën sot kontingjentin e pestë pikërisht kësaj radhe për tregun italian, pikërisht për kompaninë prestigjioze GEOX.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini inkurajojë bizneset dhe prodhuesit e Kosovës në këtë rast SOLID SHPK, dhe të gjithë prodhuesit tjerë, të cilët eksportojnë mallrat e tyre drejt tregut rajonal si dhe atij evropian.
Sipas tij, në këtë mënyrë sa më shumë që eksportohet, më pak do të kemi import, ku në këtë mënyrë do të kemi edhe ekonomi dhe punësim më të lartë.
Ekonomia e Kosovës po ecë, megjithatë, duhet edhe me shumë të kemi oferta më të mira, sa i përket politikave tregtare dhe fiskale për prodhuesit vendor, në mënyrë që forcat konkurruese të prodhuesve kosovarë të barazohen me ato forca të cilat janë konkurrente në tregun tonë, tha Shahini.
Më tutje ai shtoi se na gëzon fakti që doganat e Kosovës po e perfeksionojnë profesionalizimin e vet me programe të reja, por nuk duhet të vuajnë bizneset e Kosovës, për shkak të ndryshimeve të programeve në dogana dhe të presin nga pesë ditë për eksport.
Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Shefqet Kuci, tha se kjo është një nismë e një pune të mbarë, por problemi është te Qeveria e Kosovës, e cila duhet të mendoj seriozisht për të bërë ndryshime, si në reformat e po ashtu edhe në politikat fiskale dhe doganore..
Ndryshe, kompania SOLID SHPK, për shumë vite ka kontratë me policinë e Kosovës, dhe presim që sërish ta nënshkruajnë kontratë të vazhdueshme.
Tani janë shpallur fitues për furnizim me këpucë të Policisë së Kosovës. Po ashtu ata kanë nënshkruar kontratë tre vjeçare edhe më Ministrinë e Drejtësisë.
Gjithashtu, kompania në fjalë pret të merr pjesë edhe në tenderë të FSK-së, dhe të Doganave të Kosovës.