Eksporti turk shënon rritje edhe në muajin korrik
Ankara, 3 gusht - Eksporti i Turqisë për muajin korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka shënuar një rritje të konsiderueshme me 5,97%, duke arritur në shifrat 9 miliardë e 417 milionë dollarë.
Ndërsa eksporti total në 7 muajt e kaluar të vitit kapërceu 64 miliardë dollarët.
Shifrat e eksportit për muajin korrik u bënë publike në Aliaga të Izmirit nga Kryetari i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë, Mehmet Byjykekshi.
Eksporti total në periudhën janar-korrik 2010 u realizua në vlerën 64 miliardë e 239 milionë dollarë, kurse shifra e eksportit në 12 muajt e fundit është 109 miliardë e 596 milionë dollarë.