26 Dhjetor 2024

Eksporti turk rritet për 20 për qind

Stamboll, 31 mars - Rritja e eksportit vazhdon me të gjithë shpejtësinë. Eksporti, gjatë muajit shkurt është rritur 17 për qind.

Edhe deficiti i tregtisë me jashtë është shkurtuar në 5 miliardë e 900 milionë dollarë, një ulje kjo e nivelit 20 për qind.

Instituti i Statistikave të Turqisë ka shpallur të dhënat në lidhje me tregtinë me jashtë për muajin shkurt të vitit 2012.

Eksporti duke u rritur 17,1 për qind ka arritur në vlerën 11 miliardë e 777 milionë dollarë.

Kurse importi duke u rritur vetëm 1,1 për qind u realizua në vlerën 17 miliardë e 713 milionë dollarë.

Sipas kësaj, përqindja e përgjigjes së eksportit për importin ishte në nivelin më të lartë të 20 muajve të fundit.

Edhe shifrat e deficitit të tregtisë së jashtme kanë qenë të gëzueshme.

Deficiti i tregtisë me jashtë me 20,4 për qind ulje, nga 7 miliardë e 460 0dollarë është ulur në 5 miliardë e 936 milionë dollarë.

Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan, shifrat e tregtisë me jashtë i vlerësoi me fjalët: \"Zhvillimet pozitive në tregtinë tonë me jashtë janë një tregues se ato do të ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike të vitit 2012\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)