23 Dhjetor 2024

Eksporti turk pritet të rritet me shpejtësi

Stamboll, 26 gusht - Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan dha informacione në lidhje me shifrat e eksportit të Turqisë, për periudhën e fundit 8 mujore.

Sipas shifrave të deklaruara eksporti në periudhën 1 janar-23 gusht 2011 është rritur me 24 presje 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Çallajan tha se ndërmjet datave 1 gusht- 23 gusht 2011-të, ishte realizuar një eksport prej 8 presje 2 miliardë dollarësh.

Që nga fillimi i vitit të ri e deri më tani, eksporti me vlerë prej 85 presje 4 miliardë dollarësh është rritur me 24 presje 3%, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në planin afatmesëm parashikojmë që eksporti do të arrijë në 127 miliardë dollarë, cilësoi Çallajan dhe tha: \"Nëse eksporti vazhdon të rritet me këtë shpejtësi, atëhere edhe kjo shifër mund të kapërcehet\".

Nëse në fund të vitit eksporti do ti kalojë 127 miliardë dollarë, kjo do të jetë një rekord në historinë e republikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)