30 Dhjetor 2024

Eksporti turk ka regjistruar një rritje me 1,4 për qind

Stamboll, 1 shkurt - Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave të Turqisë, eksporti i muajit dhjetor 2012 ka regjistruar një rritje me 1,4 për qind dhe është realizuar në vlerën 12 miliardë e 646 milionë dollarë.

Deficiti tregtar është ulur me 11,6 për qind duke u reduktuar në 7 miliardë e 178 milionë dollarë.

Iraku rezulton vendi, me të cilin është realizuar eksporti më i madh gjatë muajit dhjetor 2012, saktësisht 1 miliard e 29 milionë dollarë.

Ndërsa raporti i mbulimit të importit me eksport është rritur në nivelin 64,5 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)