Eksporti ndihmoi rritjen e ekonomisë evropiane
Bruksel, 9 korrik - Pavarësisht se ekonomia evropiane pas pasur një tendencë rritjeje pozitive, hijet e krizës ekzistojnë ende.
Parashikimi për ekonominë e Evropës së mesme, lindore dhe jugore vjen nga Instituti Ndërkombëtar i Ekonomisë në Vjenë.
Në një raport të tij, instituti parashikon se disa vende kanë nevojë për më shumë kohë, për të kaluar pasojat që la kriza.
Instituti Ndërkombëtar i Ekonomisë në Vjenë të Austrisë, thekson se tani, rimëkëmbja e ekonomisë në Evropën e mesme, lindore dhe jugore është favorizuar kryesisht nga eksporti.
Procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë evropiane, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, citon raporti i procesi i Instituti Ndërkombëtar i Ekonomisë në Vjenë.