Eksporti i Turqisë rritet me 12,5 për qind
Ankara, 1 korrik - Deklarohen statistikat e përkohshme të tregtisë së jashtme të muajit maj të përgatitura nga ana e Institutit të Statistikave të Turqisë dhe Ministrisë së Doganës dhe Tregtisë.
Sipas kësaj, eksporti në muajin maj, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur 12,5% duke arritur në 13 miliardë e 616 milionë dollarë.
Kurse në të njëjtën periudhë importi është rritur 21,7% duke arritur në 20 miliardë e 923 milionë dollarë.
Në 5 muajt e parë të vitit, eksporti i Turqisë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit 9,5 % duke kapur shifrën 64 miliardë dollarë e 313 milionë dollarë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë importi u rrit me 11,2% duke u rritur në nivelin e 89 miliardë e 146 milionë dollarëve.