Eksporti i Turqisë në mars arrin në 13,6 miliardë dollarë
Ankara, 3 prill - Në muajin mars shifrat e eksportit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rritën me 19%.
Të ardhurat e eksportit në muajin mars arritën në 13 miliardë e 616 milionë dollarë.
Kurse për periudhën e 12 muajve të fundit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është regjistruar një rritje prej 2,4% duke arritur në 144 miliardë e 877 milionë dollarë.