Eksporti i naftës së Iranit është shtuar me 66 për qind
Teheran, 14 qershor - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (ANE) në një raport të saj bëri të ditur se eksporti i Iranit përgjatë muajit Maj është shtuar me 66 për qind thuhet në një njoftim të agjencisë Fars të lajmeve.
Sipas kësaj agjencie me qendër në Paris, gjatë muajit Maj Irani ka shitur 1.39 milion fuçi naftë në ditë. Një muaj më parë shitja e naftës iraniane kishte arritur kuotën e 835 mijë fuçive në ditë.