Eksporti i naftës përmes Suezit vazhdon normalisht
Kajro, 2 shkurt - Zyrtarët egjiptianë thonë se, megjithë protestat anti-qeveritare disa ditëshe në qytete të ndryshme të vendit.
Kanali i Suezit është një rrugë e rëndësishme kalimi për naftën mes Lindjes dhe Perëndimit, duke shmangur rrugën e gjatë përreth Kepit të Shpresës së Mirë të Afrikës dhe duke e shkurtuar rrugën me rreth 10 mijë kilometra.
Çdo ditë nga Kanali i Suezit kalojnë më tepër se dy milionë fuçi nafte, krahas me një tubacion që ecën paralelisht me të dhe nafta që kalon andej përbën të paktën 2 për qind të naftës së prodhuar në të gjithë botën.
Autoritetet egjiptiane thonë se Kanali mbetet i hapur dhe disa vëzhgues thonë se nuk shohin ndonjë kërcënim të menjëhershëm për mbylljen e tij. Por transportuesit e naftës kanë paralajmëruar për mundësinë e vonesave në dërgimin e naftës përmes Suezit, në saje të ekipit të kufizuar të punonjësve dhe të ndërprerjes së rrjeteve të komunikimit.
Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm muajt e fundit, ndërsa rimëkëmbja ekonomike globale ka shtuar kërkesën për energji.
Tregtarët thonë se një tjetër faktor që ka sjellë rritjen e çmimit është shqetësimi se turbullirat politike në Egjipt mund të përhapen edhe në vende të tjera të rajonit të Gjirit, që janë gjithashtu prodhues të naftës.