Eksporti i naftës iraniane ka arritur në 60 miliardë dollarë
Teheran, 12 prill - Ministri iranian i naftës, Kasem Rustemi deklaroi se me gjithë mobilizimin e të gjitha vendeve kundër interesave të Irani në botë, eksporti i naftës iraniane ka arritur në 60 miliardë dollarë.
Ai tha se vendet që po ndjekin politika armiqësore kundër Iranit duhet ta dinë se Irani nuk do të dorëzohet asnjëherë përballë politikave të tyre çnjerëzore dhe do të vazhdojë të ruajë pavarësinë e tij.
Kurse në anën tjetër PressTv bëri të ditur se Irani në pragë të bisedimeve me grupin 5+1 ka ndaluar eksportimin e naftës së tij për Spanjën dhe Greqinë.
Në shenjë reagimi ndaj vendosjes së sanksioneve kundër Iranit, Teherani zyrtar ka marrë vendim të ndërpresë eksportimin e naftës për Spanjën dhe Greqinë raportoi PressTv.