09 Janar 2025

Eksporti i makinave në Turqi shënon rekord

Ankara, 8 prill - Eksporti i makinave në Turqi ka shënuar rekordin e gjashtë viteve të fundit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, eksporti i industrisë turke të automobilistikës në muajin mars është rritur me 14 për qind dhe ka kapur shifrën 2 miliardë e 128 milionë dollarë, niveli më i lartë ky që nga viti 2008 e këtej.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, eksporti i industrisë turke të automobilistikës në muajin mars është rritur me 14 për qind dhe ka kapur shifrën 2 miliardë e 128 milionë dollarë, niveli më i lartë ky që nga viti 2008 e këtej.

Në krahasim me të njëjtin hark kohor të 2013-s, eksporti i automobilave nga Turqia shënoi rritje edhe në tremestrin e parë të vitit 2014, duke regjistruar një rritje me 8 për qind dhe një total shitjesh prej 5 miliardë e 546 milionë dollarësh amerikanë.

Sakaq, eksporti i qëndrueshëm i muajve të fundit drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pati një "bum" të vërtetë në muajin mars, gjatë të cilit shënoi një rritje me 22 për qind. Eksporti i industrisë turke të automobilistikës drejt BE-së përbën 74 për qind të eksportit të përgjithshëm makinave nga Turqia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)