Eksporti i makinave kineze ruan rritjen e qëndrueshme
Pekin, 11 maj - Shoqata e Industrisë së Makinave të Kinës bëri të ditur të mërkurën në Pekin se gjatë katër muajve të parë të këtij viti, eksporti i makinave kineze ka ruajtur rritjen e qendrueshme, duke shkuar në 280 mijë dhe u shtuar 24% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Analistët thonë se shtimi i të ardhurave dhe prirja e mirë e zhvillimit të ekonomisë së Kinës ofron garantimin dhe mbështetjen për zhvillimin e automjeteve kineze.