04 Janar 2025

Eksporti i armëve ruse arrin në 15 miliardë dollarë

Moskë, 31 mars - Sipas një komunikate me shkrim të Kremlinin eksporti i armatimeve që ka bërë Rusia gjatë vitit të kaluar ka arritur në 14.5 miliardë dollarë, shifër e përmendur edhe nga Presidenti Vladimir Putin.

Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se eksporti i armatimeve gjatë vitit të kaluar ka arritur në 14.5 miliardë dollarë.

Në një komunikatë me shkrim nga Kremlini zyrtar thuhet se Putin këtë shifër e ka përmendur gjatë një takimi në Komisionin e Bashkëpunimit Tekniko-Ushtarak të vendit i mbledhur në qytetin Nijni Novgorod.

Duke cituar se vlera e përgjithshme e eksporteve të armatimeve që nga viti 1992 ka shkuar në 56 miliardë dollarë, Putin ka thënë se vendet, të cilat janë në krye të atyre që importojnë armë nga Rusia janë, India, Iraku, Egjipti, Vietnami, Kina dhe Algjeria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)