Eksporti gjerman në mars më i lartë se kurrë
Berlin, 9 maj - Ekonomia gjermane e eksportit ka thyer të gjitha rekordet. Në mars sipërmarrjet gjermane shitën mallra në vlerë 98,3 miliardë euro jashtë kufijve, duke shënuar kështu një rekord të cilën Gjermania nuk e ka arritur kurrë në historinë e saj.
Në krahasim me marsin e vitit 2010 eksporti është rritur në 15,8 për qind, bën të ditur zyra federale e statistikave në Visbaden.
Importi arriti në nivelin 16,9 për qind në 79, 4 miliardë euro, shifër kjo që shënon po ashtu një vlerë rekordi.
Shoqata e Tegëtisë së Jashtme dhe Grosiste pret që eskportet gjermane këtë vit të tejkalojnë shumën e një bilion euro-ve.