Eksporti bullgar për vendet jashtë BE-së vazhdon të rritet
Sofje, 21 janar - Eksporti bullgar, i cili quhet lokomotiva e ekonomisë bullgare filloi të humbasë inerci gjatë vitit 2012.
Megjithëse vazhdon të rritet, tempi i tij është nën nivelet nga dy vitet e fundit. Ndërkaq filloi të ndryshohet edhe struktura e tij eksporti i shërbimeve dhe mallrave për BE-në ulet, por rritet për vende të treta.
Kjo flet për tendencat e reja në kompanitë bullgarë gjatë krizës. Për shkak të problemeve të borxhit të vendeve nga BE-ja, biznesi bullgar zgjeron tregun e vet në vende të tjera.
Tradicionalisht një e pesta e eksportit të Bullgarisë i është drejtuar Turqisë. Ky është tregu i dytë për nga madhësia për mallrat dhe shërbimet bullgare gatë 2012-ës pas tregut evropian.
Gjatë katër viteve të fundit Kina u vendos si një treg i rëndësishëm për biznesin bullgar dhe gjatë vitit të kaluar ai u radhit në vendin e tetë në listën e eksportit bullgar.
Ky ndryshim i detyrohet eksportit të madh të dy mallrave: metalet kryesore dhe mineralet e metalit. Një destinacion tjetër i rëndësishëm për eksportin bullgar është Rusia.
Rritja e eksportit atje i detyrohet para se gjithash rritjes së madhe të eksportit të produkteve mjekësore për tregun rus.
Sipas të dhënave të statistikës kombëtare SHBA-ja tashmë është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë. Kompanitë bullgare drejtohen dhe ndaj tregjeve të Serbisë dhe Maqedonisë.
Rritje më e madhe e eksportit për vendet jashtë BE-së vëzhgohet në tregtinë me duhanin, pijet alkoolike dhe pijet freskuese.
Eksporti i këtyre produkteve është rritur me 25 për qind sipas bazës vjetore. Tradicionalisht i lartë është eksporti i lëndëve djegëse minerale, si dhe i vajrave minerale.
Kështu për shkak të recesionit në një sërë shtetesh në BE, ulja e eksportit bullgar për tregjet e komunitetit u kompensua me sukses nëpërmjet rritjes së tregtisë me vende të treta.