30 Dhjetor 2024

Eksporti bullgar për vende jashtë BE-së u rrit 12.8 për qind

Sofje, 12 shkurt - Gjatë 2012-ës eksporti i Bullgarisë për vende jashtë Bashkimit Evropian u rrit me 12.8 për qind kundrejt 2011-ës dhe është me vlerë 8.6 miliardë euro.

Partnerë kryesorë tregtarë janë Turqia, Kina, Rusia, Serbia, Maqedonia dhe ShBA, të cilët formojnë 50 për qind prej eksportit.

Gjatë 2012-ës në Bullgari u importuan mallra me vlerë 25.5 miliard euro ose me 8.8 për qind më shumë kundrejt 2011-ës.

Gjatë dhjetorit të vitit 2012 importi i përgjithshëm është ulur me 1.9 për qind kundrejt dhjetorit të 2011-ës dhe është me vlerë 1.94 miliard euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)