Eksportet turke vazhdojnë të rriten
Ankara, 27 nëntor - Turqia është një nga vendet që i rrit më shpejt eksportet pavarësisht problemeve në botë dhe Lindjen e Mesme.
Këtë përcaktim Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi e bëri në Samitin Ekonomik, mbajtur dje në Shanlliurfa, ku ai pati rastin të njihet nga afër edhe me problemet e biznesit.
Ministria turke e ekonomisë vazhdon të punojë intensivisht për të realizuar objektivin 500 miliardë dollarë eksporte, një objektiv që planifikohet të realizohet në vitin 2023.
Ministria realizon në shumë rrethe dhe provinca të vendit samite ekonomike, përmes të cilave i ndërgjegjëson biznesmenët dhe industrialistët që të orientohen nga eksporti. Samitin e 5-të ministria e realizoi në qytetin e Shanllëurfës.
Në fjalën që mbajti në këtë mbledhje Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi u ndal në suksesin që ka shënuar Turqia në fushën e eksporteve.
Ministri Zejbekçi nënvizoi se eksportet turke janë rritur pavarësisht krizës ruse dhe ukrainase si dhe zhvillimeve në Irak, Siri, Libi dhe Egjipt.
Një nga kërkesat kryesore të biznesmenëve nga qeveria ishte zgjatja e afatit të ligjit për nxitjen e investimeve.