29 Dhjetor 2024

Eksportet turke u rritën me 24,8 për qind

Stamboll, 29 dhjetor - Vazhdojnë të rriten eksportet turke. Në muajin nëntor eksportet u rritën me 24,8%.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë eksporti i realizuar në muajin nëntor është llogaritur 13 miliardë e 829 milionë dollarë.

Kurse importet u realizuan me 20 miliardë e 986 milionë dollarë duke u rritur me 12,5%.

Eksporti drejt vendeve të Bashkimit Evropian në muajin nëntor u rrit me 17,8%.

Gjermani vazhdon të kryesojë listën si vendi ku Turqia ka bërë më shumë eksport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)