10 Janar 2025

Eksportet turke thyejnë rekord, arrijnë në 12.5 miliardë dollarë

Ankara, 2 nëntor - Eksportet në muajin tetor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur me 6,7% dhe janë realizuar në shifrën 12 miliardë e 598 milionë dollarë.

Kështu janë realizuar eksportet më të larta për muajin tetor në historinë e deritanishme të Republikës Turke.

Sipas të dhënave në 10 muajt e parë të vitit eksportet janë rritur në total me 5,6 për qind dhe janë realizuar në shifrën 131 miliardë e 140 milionë dollarëve. Kurse eksporti vjetor i Turqisë është rritur me 5,3 për qind dhe është realizuar me 158 miliardë e 516 milionë dollarë.

Sektori industrial zë edhe pjesën më të madhe të eksporteve në muajin tetor me 60,5 për qind. Prodhimet industriale për këtë periudhë u renditën në krye të listës së artikujve të eksportit. Kurse pjesën më të madhe të pastës brenda prodhimeve industriale e zuri sektori i industrisë automobilistike me 13,6 për qind.

5 vendet e para me të cilat Turqia ka realizuar më shumë eksporte në muajin tetor janë: Gjermania, Mbetëria e Bashkuar, Iraku, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E shprehur në përqindje rritja e eksporteve me këto vende është: me Gjermaninë 11,2 për qind, Mbetërinë e Bashkuar 6,4 për qind, Italinë 9 për qind dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 26,9 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)