Eksportet turke shënojnë rritje në 10.7 miliardë dollarë
Ankara, 2 mars - Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) në muajin shkurt eksportet janë realizuar në shifrën e 10 miliardë e 790 milionë dollarëve.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm eksportet janë rritur me 3,1% në total.
Ndërsa për periudhën e fundit 12-mujore eksportet kanë pësuar një rënie me 10,8% dhe janë realizuar në 139 miliardë e 735 milionë dollarë.