Eksportet turke shënojnë rritje
Stamboll, 2 shtator - Eksportet turke shënojnë rritje po thuajse për çdo ditë.
Eksporti i fundit vjetor i Turqisë është rritur me 5,3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë eksporti vjetor është realizuar në shifrën 151 miliardë e 389 milionë e 670 mijë dollarë.
Në muajin gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar eksportet turke u rritën me 1,4% dhe u realizuan në shifrën 10 miliardë e 594 milionë e 536 mijë dollarë.
Kurse gjatë 8 muajve të parë të vitit Turqia realizoi 143 miliardë e 789 milionë lira turke (afërsisht 71 miliardë dollarë) eksporte.