Eksportet turke shënojn rritje
Prishtinë, 1 tetor - Në muajin shtator eksportet janë realizuar me 11 miliardë e 408 milionë dollarë, duke u rritur me 7,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në 9 muajt e parë vitit Turqia ka realizuar gjithsej 111 miliardë e 463 milionë dollarë eksporte duke shënuar një rritje në raportin 12,1 për qind.
Kurse në bazë vjetore, gjatë 12 muajve të fundit eksportet turke kanë arritur në 146 miliardë e 927 milionë dollarë duke shënuar një rritje me 11,6 për qind.
Sektori që ka bërë më shumë eksport në muajin shtator është ai automobilistik me 1 miliardë e 503 milionë dollarë.