Eksportet turke, rreth 11,5 miliardë dollarë vetëm në nëntor
Ankara, 2 dhjetor - Instituti Turk i Statistikave publikoi të dhënat e eksportit për muajin nëntor.
Sipas statistikave eksporti turk gjatë muajit të kaluar është realizuar me 11 miliardë e 437 milionë dollarë amerikanë; ndërsa në periudhën 12-mujore nëntor 2014-nëntor 2015, të ardhurat e Turqisë nga eksporti kanë arritur në nivelin e 145 miliardë e 211 milionë dollarë.
Kurse Arabia Saudite ka shënuar rritjen më të madhe, saktësisht 23%, në mesin e 30 vendeve drejt të cilave Turqia ka bërë më shumë eksport gjatë nëntorit.