Eksportet shqiptare janë rritur në 700 milionë dollarë
Tiranë, 14 dhjetor - Eksportet shqiptare janë rritur në vlerë me 700 milionë dollarë më shumë nga vjet dhe tre herë më shumë se në 2006-tën.
Rezultatet e periudhës janar-nëntor për eksportet "Made in Albania" kapin shifrën prej 179 milionë dollarë, nga 146 miliardë që ishin në vitin 2010.
Sipas të dhënave aktuale të ekonomisë shqiptare, xhiroja totale në muajt janar- nëntor është rritur me 15,5%.
Të dhënat zyrtare nga tatimet tregojnë se xhiroja e përgjithshme e ndërmarrjeve të prodhimit është rritur me rreth 20%, krahasuar me vitin 2010, një rritje që në shërbime rezulton me 5,5%, në ndërtim 3.%, etj.
Bizneset e reja janë rritur 48% në sektorin e shërbimeve, ndërsa në ndërtim, nga 11,6% rritje në 2010-tën, sivjet ka arritur rritjen 14,28%.
Ndërsa në periudhën janar-nëntor 2010 eksportet shqiptare dhe rieksportet arritën vlerën 146 miliardë dollarë dhe në 9 muajt janar-shtator, vlerësohen në 179 miliardë dollarë, me një rritje prej rreth 700 milionë dollarë.