21 Prill 2025

Eksportet nga ShBA-ja në Kinë janë rritur me 225 për qind

Pekin, 8 maj - Këshilli i Biznesit ShBA-Kinë publikoi dje një raport lidhur me eksportet e ShBA-së në Kinë, sipas të cilit në dhjetë vjetët e fundit, eksportet nga ShBA-ja në Kinë janë rritur me 225 për qind, duke e kaluar përqindjen e rritjes së çdo partneri tjetër tregtar të ShBA-së.

Kina është bërë tashmë destinacioni i eksporteve amerikane me rritjen më të shpejtë.

Sipas raportit \"Eksportet e ShBA-së në Kinë 2004-2013\" të publikuar nga Këshilli i Biznesit ShBA-Kinë, vjet vëllimi i përgjithshëm i eksporteve nga ShBA-ja në Kinë arriti 120 miliardë dollarë amerikanë.

Kina vijon të jetë kështu tregu i tretë më i madh i eksporteve amerikane.

Sipas raportit, popullsia shumë e madhe, zgjerimi i mëtejshëm i shtresës së mesme dhe projektet e shumta në ndërtimin e infrastrukturës do të bëjnë që Kina të vazhdojë të jetë treg kryesor për eksportin e mallrave dhe shërbimeve nga ShBA-ja.

Por raporti vë në dukje njëkohësisht se hapësira për zhvillim është ende e madhe, prandaj institucionet përkatëse të ShBA-së duhet të ndihmojnë për krijimin e një mjedisi më të mirë për kompanitë amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)