Eksportet në Iran u rritën në 10 miliardë dollarë
Teheran, 8 prill - Eksportet jo të naftës në Iran u rritën me 10 miliardë dollarë gjatë periudhës 2011-2012 pavarësisht nga sanksionet ekonomike të vendosura nga perëndimorët kundër programit të diskutueshëm bërthamor iranian, sipas shifrave të publikuara sot nga mediat.
"Eksportet jo të naftës në Iran arritën 48 miliardë dollarë gjatë vitit iranian 2011/2012 (nga muaji mars deri në muajin mars)", deklaroi një zyrtar i "Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë", Kiumars Fatollah-Kermanshahi.
"Teherani eksportoi 43,8 miliardë dollarë të pasurisë ndaj 34 miliardë dollarë vitin e mëparshëm, më tepër se 29 për qind, të cilave iu shtuan rreth 4,2 miliardë dollarë të shërbimeve", tha ai.
"Kryesisht rritja është shkaktuar nga rritja e fortë e produkteve petrokimike, më tepër se 55 për qind në 15 miliardë dollarë dhe nga kondensimet e gazit, më tepër se 36 për qind në 10 miliardë dollarë, prodhimet e të cilëve Teherani i ka rritur gjatë një viti dhe që gjithashtu janë rritur nga çmimet botërore të naftës", sipas statistikave të Administratës së Doganave.