07 Janar 2025

Eksportet maqedonase arrijnë në 4.1 miliardë dollarë

Shkup, 28 tetor - Zyra e Statistikave e Maqedonisë njoftoi të martën se eksportet e vendit janë dyfishuar duke arritur në 3.72 miliardë euro në 2014-ën nga 1.92 miliardë euro në vitin 2006, falë zbatimit të reformave doganore dhe përmirësimit të klimës së biznesit.

Sipas Zyrës, nga viti 2006 deri në vitin 2015, me kërkesën e komunitetit të biznesit, doganat dhe barrierat tregtare janë reduktuar. Norma doganore u ul në 1.75 për qind, duke u konsideruar si një nga më të ulëtat në rajon.

Tarifat doganore që importuesit maqedonas paguajnë tani janë 40 për qind më të ulëta se në vitin 2006. Një tjetër masë lehtësuese eksporti për Maqedoninë është futja e licencave Eksport-Import (Exim), Projekti qeveritar elektronik për importet, eksportet dhe tranzitet e mallrave, si dhe hapja e të gjitha kalimeve kufitare për importet dhe eksportet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)