Eksportet gjermane do të rriten me 4,1 për qind

Berlin, 17 prill - Sipas statistikave të qeverisë gjermane eksportet gjermane do të rriten këtë vit me 4,1 për qind.
Vitin që vjen, qeveria gjermane pret një rritje me 4,6 përqind. Edhe më e madhe do të jetë rritja e importeve: 4,7 përqind këtë vit dhe 5,1 për qind vitin e ardhshëm.
Nëse këto parashikime do të rezultojnë të sakta, atëherë do të ulet edhe teprica gjermane në bilancin e pagesave, e cila është kritikuar kudo në botë.