08 Janar 2025

Eksportet e vendeve të Eurozonës rritën në 182.7 miliardë euro

Bruksel, 18 gusht - Eksportet e 19-vendeve të Eurozonës u rritën në 182.7 miliardë euro në qershor.

Shifrat zyrtare tregojnë se bllokut i monedhës së përbashkët ka vijuar të përfitojë nga dobësimi i euros.

Sipas vlerësimeve, eksportet u rritën me 12 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2014 (162.7 miliardë euro), sipas Institutit Europian të Statistikave, Eurostat.

Suficiti tregtar arriti nga 21.3 miliardë euro në maj në 21.9 miliardë euro në qershor.

Në gjysmën e parë të vitit, eksporti i mallrave në Eurozonë u rrit në 1011.7 miliardë euro, mbi 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas Eurostat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)