01 Janar 2025

Eksportet e Turqisë u rritën për 11 për qind

Stamboll, 1 mars - Janë publikuar shifrat e përkohshme të tregtisë së jashtme për muajin janar 2013 të përgatitura nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) në bashkëpunim me Ministrinë e Doganave dhe Tregtisë.

Sipas të dhënave të fundit në janar eksportet turke u rritën me 11,2 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar dhe u realizuan në shifrën 11 miliardë e 509 milionë dollarë.

Kurse importi shënoi një rritje me 7,6 për qind dhe u realizua me 18 miliardë e 800 milionë dollarë.

Deficiti tregtisë së jashtme për të njëjtën periudhë pësoi rritje në nivelin 2,4 për qind dhe u rrit në 7 miliardë e 291 milionë dollarë.

Përqindja e mbulimit të importit me eksport nga 59,2 për qind që ishte në janar të 2012-s është rritur në 61,2 për qind në janarin e këtij viti.

Sipas serisë së llogaritur pa marrë parasysh ndikimet kalendarike në janar të 2013-s eksportet janë rritur me 7,9 për qind, kurse importet me 7,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndërsa sipas serisë së llogaritur pa ndikimet sezonale dhe kalendarike në janar të 2013-s eksporti ka shënuar një rritje në masën 2 për qind, kurse importet janë rritur me 9 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)