Eksportet e Turqisë shënojnë rritje
Ankara, 6 shkurt - Eksportet në Turqi gjatë muajit janar, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë janë rritur 15 për qind për nga vlera monetare dhe 21 për qind për nga pesha.
Zëvendëskryetari i Unionit të Eksportuesve të Turqisë, Süleyman Kocasert, ka deklaruar se eksportet në Turqi gjatë muajit janar, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë janë rritur 15 për qind për nga vlera monetare dhe 21 për qind për nga pesha.
Kocasert gjatë një fjalimi të mbajtur në qytetin Denizli të Turqisë, ka thënë se edhe pse kanë lënë pas një vit, i cili ka qenë me probleme për të gjithë botën, Turqia e ka nisur shumë mirë këtë vit për sa i përket eksporteve.
Duke vënë në dukje se pas 49 muajsh eksportet e Turqisë janë rritur me dy shifra dhe se janë të gëzuar për një thyerje rekordi, Kocasert në vijim ka thënë: \"Ulja e vlerësimit për ekonominë e Turqisë duket që nuk ka për të ndikuar në eksportet e vitit 2017. Eksportet e vendit tonë gjatë muajit janar të vitit 2017 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë rritur 15 për qind në vlerë monetare dhe 21 për qind për nga pesha.\"
Duke vënë në dukje se vlerësimi nuk mund të jetë treguesi i vetëm për ekonominë e vendeve dhe se prodhimi është një tregues tjetër i rëndësishëm në këtë kontekst, Kocasert ka shtuar: \"Bashkë me reformat që do të ndërmerren në ditët në vijim si dhe qëndrimin tonë si eksportues, dua të them se viti 2017 do të jetë një vit më i mirë për Turqinë për sa i përket eksporteve.\"