Eksportet e Turqisë regjistrojnë një rënie me 5,5 për qind
Stamboll, 2 gusht - Asambleja e Eksportuese të Turqisë (TIM) shifrat e eksportit për muajin korrik i publikoi në një nga qendrat e rëndësishme të industrisë turke, Çerkezkoj.
Sipas shifrave të TIM-it eksportet e Turqisë në muajin korrik u realizuan në nivelin e 10 miliardë e 849 milionë dollarëve amerikanë duke regjistruar një rënie me 5,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Edhe pse pësuan rënie në bazë mujore eksportet turke në bazë 7-mujore dhe vjetore vazhduan të shënojnë rritje.
Në 7 muajt e parë të vitit eksportet arritën në 85 miliardë e 220 milionë dollarë duke regjistruar një rritje me 10%.
Kurse në 12 muajt e fundit eksportet në Turqi kanë shënuar një rritje prej 12,3% dhe kanë arritur shifrën 142 miliardë e 680 milionë dollarëve.