Eksportet e Turqisë për herë të parë arrijnë 1 për qind nga tregtia globale
Ankara, 20 tetor - Ministri i Tregtisë i Turqisë, Mehmet Muş, bëri të ditur se pjesëmarrja e Turqisë në eksportet globale ka tejkaluar 1 për qind për herë të parë në historinë e saj.
"Kjo shifër ishte 0,14 për qind në 1980 dhe 0,43 për qind në 2000. Produktet turke tani eksportohen në të gjithë botën", u shpreh ministri Muş në Twitter, duke cituar të dhënat nga Organizata Botërore e Tregtisë dhe Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).
Sipas të dhënave të TurkStat, eksportet e Turqisë arritën në gati 55 miliardë dollarë në periudhën prill-qershor të këtij viti.