Eksportet e Shqipërisë ulen me 8.7 për qind
Tiranë, 29 shkurt - Shqipëria eksportoi 97.2 milionë euro mallra gjatë janarit të këtij viti, me rënie 8.7 për qind në krahasim me janarin 2011.
Lajmi bëhet i ditur nga raporti statistikor mbi tregtinë e jashtme të publikuar dje nga Banka e Shqipërisë.
Eksportet duket se janë dëmtuar ndjeshëm nga mungesa e energjisë elektrike për industrinë e rëndë, bllokimin e rrugëve në zonat minerare si dhe nga rënia e kërkesës nga eurozona për mallrat e përpunuara shqiptare si veshjet dhe këpucët.
Ndërkohë, eksporti i lëndëve djegëse shënoi një rritje vjetore prej 36 për qind për shkak rritjes së prodhimit privat të naftës.
Eksportet e grupit ushqime dhe kafshë të gjalla qenë 4 milionë euro dhe shënuan një rritje me 65 për qind në krahasim me janarin 2011.